Mjetet fluturuese gati vitin tjetër 0 253

Në sallonin botëror të automjeteve në Gjenevë, një kompani holandeze ka prezantuar modelin e saj që do të tregtohet për publikun e gjerë. Automjetet në gjendje që të lëvizin në mes të trafikut rrugor dhe që të qarkullojnë në rrugë ajrore nuk kanë pushuar se frymëzuari inxhinierët.



Modeli “Liberty” i holandezes “Pal-V”, hibridi i parë që fluturon dhe ecën në rrugë, do t’i jepet blerësit të saj vitin e ardhshëm. Kjo tregoi që është një ide serioze sa që u krijua një aleancë mes “Airbus”, “Audi” dhe “Italdesign” që ka prezantuar një model fluturues koncept në Gjenevë, “PopUp Next”.

“Tek ‘Pal-V’, ideja lindi nga një ‘frustrim’. Kur je në avion nisesh në një vend që nuk dëshiron dhe mbërrini në një vend që nuk është destinacioni juaj”, thotë Robert Dingemanse, drejtori i kësaj kompanie. “Pal-V është produkti perfekt për lëvizshmërinë mes qyteteve. Jashtë qyteteve duke fluturuar, brenda duke lëvizur në rrugë”, garanton ai.

Mjeti ka tre rrota, i pajisur me një motor të lëvizshëm, me benzinë, që i mundëson të fluturojë si një helikopter si dhe ka një autonomi fluturimi prej rreth 500 kilometra ose 1 900 kilometra në rrugë, ndërsa shpejtësia maksimale arrin 160 kilometra në orë.Por ai është viktimë e suksesit të tij. Pasi porosit një model të tillë duhet të presësh dy vite që të të dorëzohen çelësat. Ndërsa projekti mes “Airbus”, “Audi” dhe “Italdesign” synon nga ana e tij të fillojë tregtimin në vitin 2025.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *