Ua kishit parë këpucët Meghan dhe Kate? Po tani çfarë duhet të themi për dy nuset mbretërore? 0 985

Në çdo dalje publike është e pashmangshme që të mos bëhet krahasimi me Meghan dhe Kate. Cila është veshur më bukur, më shtrenjtë, e kështu me radhë. Por në dajen e fundit, ndoshta për të shmangur këto krahasime, dy nuset mbretërore kanë zgjedhur që një nga elementet kryesorë të veshjes, ta kenë njësoj.



Të gjithë u rrëmbeu vëmendjen palltoja dhe bereta e bardhë nga Stephen Jones që Meghan kishte zgjedhur, ndryshe nga dukesha Kate, por një sy më detajist vuri re se  Kate dhe Meghan kishin veshur këpucë të ngjashme: pothuajse të njëjtin model dhe të njëjtën ngjyrë.

Meghan kishte zgjedhur Manolo Blahnik BB Pumps – me vlerë 793 dollarë, ndërsa Kate Gianvito Rossi 860 dollarë.

Si mendoni kush ka kopjuar kë? Apo ishte tjesht një rastësi e bukur, ndonëse dyshojmë paksa për këtë të fundit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *