KreuCelebrity

Kur pritjes së ëmbël i vjen fundi, zbulohet një tjetër detaj nga lindja e Sias!

Dy ditët e fundit kanë pushtuar portalet me lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së Amit dhe Ermalit. Jo më larg se sot, u zbulua dhe emri i vogëlushes; një zgjedhje e veçantë, ashtu sikurse dhe këngëtarja me famë botërore, Sia. Sot, me nisjen e formatit “Në kurthin e Piter Pan”, i ftuari i parë ka qenë Ermal Mamaqi, i cili është përballur me pyetjet e fëmijëve të zgjedhur.

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Fillimisht, ka qenë Alketa ajo që ka uruar publikisht Mamaqin për ardhjen në jetë të Sias.  Jo vetëm kaq, pasi Vejsiu ka zbuluar një detaj interesant nga çastet e lumtura që ka përjetuar çifti. Ajo ka treguar për publikun se Ermali i kishte dërguar një video, gjatë lindjes së Sias, duke gjetur kështu rastin për të shprehur vlerësimin maksimal për Amin, e cila kishte zgjedhur rrugën natyrale për të sjellë në jetë vajzën.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Alketa ka rrëfyer se Ermali i ka qendruar bashkëshortes pranë në çdo moment, duke i dhënë të gjithë suportin dhe dashurinë e nevojshme. Zgjedhje ideale kjo e Amit!

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF