KreuCelebrity

Si emri i këngëtares së famshme, kështu e kanë quajtur Ermali dhe Ami vogëlushen e tyre

Vetëm pak ditë më parë, Ermal Mamqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë, pasi erdhi në jetë vajza e tyre. Lajmi u bë i ditur nga vetë ata, pasi publikuan një foto së bashku me vajzën e tyre në Instagram. E ndërsa të gjithë u njohëm me portretin e vogëlushes, nuk dinim asgjë për emrin e saj.

Çifti janë treguar shumë diskret dhe nuk kanë preferuar të na tregojnë emrin e vogëlushes, por me sa duket, tashmë u zbulua. Sipas Kidstime.al, çifti nuk po binin dakortë për një emër. Fillimisht ata duket se kishin tentuar të bënin një bashkim emrash, por as kjo ide nuk i kishte kënaqur.

Prandaj në fund kanë rënë dakort për një emër të shkurtër e shumë të bukur. Vogëlushja e tyre do të quhet Sia, njësoj si këngëtarja e njohur. Ta gëzosh emrin Sia!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF