Princ Harry me bebushat e tij në krah shumë shpejt 0 181

Princ Harry duket se është shumë shumë i etur për të filluar familjen e tij mbretërore me Meghan Markle, e ka shumë gjasa që kjo të ndodhë menjëherë pas muajit maj. “Sipas burmieve të mija, Princ Harry ëshë shumë i prirur për të formuar një familje shumë shpejt pas dasmës mbretërore. Ai nuk e ka sekret këtë dëshirë për të pasur fëmijë”, tha ekspertja e çështjeve mbretërore, Katie Nicholl.

Edhe vetë Meghan e Harry e kanë shprehur në publik dëshirën për t’u bërë sa më shpejt prindër. “Një hap pas tjetrit, shpresojmë se do të krijojmë një familje në të ardhen e afërt”, tha Harry në intervistën e dhënë pas fejesës.

Sipas Nicholl, kjo dëshirë e Harry-t për të krijuar familje erdhi pasi pa Princin William dhe bashkëshorten e tij, Kate të formonin familen e tyre të bukur. ajo vazhdon më tej duke sqaruar se ishte pikërisht kjo arsyeja se pse Harry dëshironte që Meghan të takohej me çdo kusht me princin George dhe princeshën Charlotte. Të jesh pjesë e familjes mbretërore nuk do të thotë se ti nuk mund të krijosh një familje të bukur e normale dhe William e Kate janë prova perfekte.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *