Ç’po ndodh? Rasheli kthehet në ‘Xing me Ermalin’! 0 1149

U largua krejt papritur, ndonëse sezoni i ri televiziv kishte filluar. U zëvendëdua menjëherë me një tjetër vajzë, ndërsa u prononcua disa herë mbi arsyet e largimit. Hatërmbetje me Ermalin? Rasheli këmbënguli deri në fund që mes tyre ruheshin ende marrëdhënie të mira, e këtë u përpoq ta vërtetonte edhe me urimin publik për ditëlindjen e Mamaqit, postim që e fshiu disa orë më pas.

Por, askush nuk e mendonte një rikthim të mundshëm të Kolanecit në ‘Xing me Ermalin’. Ja që dhe kjo u bë realitet, vetëm se me një ndryshim: këtë herë, Rasheli nuk do të jetë e ulur mbi tryezën e moderatorit, siç ishim mësuar ta shihnim shpesh, por në karrigen e të ftuarit, pasi duket se Ermali ka përgatitur një intervistë speciale për të. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mamaqi, duke publikuar foton e Rashelit në profilin e tij, me ftesën e zakonshme për ndjekësit: “Bëni pyetjet tuaja”.

Fansat janë interesuar që tani, edhe pse kurioziteti i tyre drejtohet më shumë tek fakti nëse Rasheli ka bërë ndërhyrje estetike ose jo dhe a mendon se është më e mirë se Kejvina. Le të shohim se cilën prej të shtunave do të surprizojë Kolaneci…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *