Beyonce kafshohet në fytyrë në festë

Një incident i pa dëgjuar më parë i ka ndodhur këngëtares Beyonce në një festë të zhvilluar në New York. Ajo është kafshuar në fytyrë nga një koleg apo kolege. Ngjarjen e bëri të ditur aktorja Tiffany Haddish dhe pas kësaj fansat e këngëtares janë revoltuar menjëherë dhe kanë kërkuar të zbulohet identiteti i personit që ka bërë një veprim të tillë.

Fansat e Beyonce kanë filluar të përdorin hashtagun #WhoBitBeyonce për të zbuluar kështu personin përgjegjës.

Sipas “Metro” për këtë incident janë të dyshuara tre artiste: Sanaa Lathan, Lena Dunham dhe Jennifer Lawrence. Por jo vetëm fansat, por edhe kolegët e artistes gjithashtu kanë kërkuar që të zbulohet identiteti i personit që ka bërë një veprim të tillë. Në lidhje me këtë ngjarje diva e muzikës nuk ka reaguar ende.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *