KreuFashion

Në pranverë vishuni me pizhame

Cila është rutina më e cool e modës në mëngjes? Ta lesh alarmin të bjeri, më pas të përgatitesh për të lënë shtratin, por jo edhe pizhamet. Po, sepse moda është gati të na imponojë stilin e pizhameve edhe për në përditshmërinë tonë, duke e bërë jetën më të lehtë për mijëra fashionista në të gjithë botën.

Të rehatshme të gjithanshme, pizhamet të plota, apo të prera në stil mashkullorë, ka shumë alternativa ku mund të zgjedhim, falë varianteve të shumta që ofron kjo prirje. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ju duhet të vishni pizhamet që ju dalin përpara dhe jeni në rregull, ka edhe këtu rregullat e veta.

Mos harroni t’i kushtoni rëndësinë që duhet edhe detajeve, për të shmangur ndonjë pamje qesharake. Prandaj bëni mirë që fillimisht t’i shihni një sy fashionisteve që i kanë provuar ato më parë, kështu për të bërë tuajat edhe rregullat e arta të veshjes së pizhameve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF