As Kate, as William dhe as mbretëresha, ky është personi me të cilin Meghan shkon më mirë në familjen mbretërore

Sa më shumë që afrohet dasma, aq më shumë ne jemi kureshtarë të mësojmë atë çfarë po ndodh në familjen mbretërore.

Me fejesën e princ William me Meghan Markle, ata janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes dhe ajo që ka pasur më së shumti interes të mësohet, ka qenë pikërisht marrëdhënia e Meghan me anëtarët e tjerë të familjes duke nisur që nga mbretëresha Elisabeth dhe deri tek Kate. Të gjithë mund të mendojmë se Meghan shkon më mirë me Kate, por sipas një rrëfimi për “Express”, është mësuar se personi me të cilin Meghan shkon më mirë është Princ Philip. Sipas tyre, aktorja ka përdorur një “truk” shumë të mirë për të bërë për vete Dukën e Edinburgh-ut.


“Meghan ka gjetur pikën e dobët të Dukës. Ajo është treguar shumë e interesuar për të shkruarën e tij, prejardhjen, disa të dhëna nga vendi i tij i lindjes, Korfuzi në Greqi”, shkruhet në artikull.


Sipas tyre, princ Harry e ka ndihmuar duke i treguar “pikën e dobët” të gjyshit të tij dhe se “plani” i tyre po funskionin shumë mirë. Ato të dy kanë një të shkuar pak a shumë të ngjashme, dhe ajo çfarë ka pëlqyer Duka më së shumti tek Meghan ishte pikërisht guximi i saj. Kjo është edhe arsyeja se përse ai dha miratimin e tij për këtë martesë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *