Ndarja e tyre ishte paqësore? Kjo foto e Zayn dhe Gigi tregon gjithçka

Çfarë ndodh gjithnjë pas një ndarje?

Partnerët fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, të gjitha fotot që kanë bashkë, madje-madje ka dhe raste kur i bëjnë edhe ‘block’. Por me Zayn dhe Gigin nuk ka ndodhur kështu. Në deklaratën e Zayn që njoftoi se ai dhe modelja nuk janë më bashkë, u kujdes që të theksonte se ndarja e tyre ishte paqësore. Por të gjithë ishim kureshtarë se sa paqësore ishte ajo?


Kjo foto e tregon gjithçka. Modelja bukuroshe vijon të ndjekë Zayn në Instagram dhe nuk nguron as që t’i bëjë ‘like’ fotove që ai poston. Së fundmi, këngëtari ndau me miqtë e tij në rrjetet sociale të gjitha trofetë e tij dhe ndër personat e shumtë që e kishin pëlqyer, ishte edhe ish e dashura.

Ishin një çift shumë i bukur, shumë keq që janë ndarë, por gjithsesi fakti që janë ende miq është një lajm i mirë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *