Lajme të trishta për fansat e Brangelina/Çifti në hapat e fundit të finalizimit të divorcit! 0 194

Lajmi i ndarjes së Angelina Jolie dhe Brad Pitt trishtoi fansat e çiftit në veçanti. Me gjithë deklaratat zyrtare të secilit, të gjithë po shpresonin për një rikthim të të dyve bashkë. Një shpresë e tillë u venit edhe më shumë jo vetëm me kalimin e kohës, por edhe me të renë e fundit të marsit: Angelina është aktualisht duke u takuar me dikë tjetër.

Sipas të dhënave për Entertainmet Tonight, Jolie nuk është ende gati për një romancë, megjithatë e ka marrë në kosnideratë të dalë në takim me një agjent shitjesh më të madh në moshë.  Ky nuk është detaji i vetëm që të çon në përfundimin se Brangelina nuk ka më kthim pas. Burime pranë The Sun kanë rrëfyer se proçedurat e divorcit janë drejt fundit, ndërsa Brad dhe Angelina më në fund kanë arritur marrëveshje të përbashkëta. E vetmja anë pozitive ëhstë fakti që ish-partnerët po ndahen në qetësi nga njëri-tjetri, kryesisht për hir të rritjes së fëmijëve.

Aktorët mund të shihen bashkë në evente të përbashkëta familjare, por mesa shihet, somanca mes tyre nuk ka më rrugë kthimi. Ata e kanë lejuar njëri tjetrin të nisin një jetë të re për sa i përket dashurisë, duke menduar se kjo është dhe zgjidhja më e mirë për gjashtë fëmijët e tyre. Lamtumirë, Brangelina…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *