KreuFashion

Ju e bëtë zgjedhjen tuaj! Ja cili është programi më i pëlqyer i fundjavës

Nëse nuk keni në plan për të bërë asgjë për fundjavë, por thjesht doni të pushoni, të ulur në një divan përpara një televizioni, mundësitë se çfarë ju mund të shihni janë të shumta.

Televizinet shqiptare dhurojnë një programacion të pasur me emisione, spektakle dhe kompeticione të ndryshme, të cilët i drejtohen një audience masive. Revisto BORDO hapi mbrëmjen e djeshme një sondazh ku ftoi të gjithë lexuesit e saj të votonin për programin e tyre të preferuar. Sondazhi zgjati 24 orë dhë në “garë” ishin: Dua të të bëj të lumtur, Xing me Ermalin, Në kurthin e Piter Pan, Virtuozët, The Vioce Kis, MasterChef Junior.

Votuesit e bënë zgjedhjen e tyre dhe fitues është shpallur ‘The Voice Kids’ në Top Channel me 29% të votave. Në vendin e dytë, me një diferencë prej vetëm 3% qëndron ‘Dua të të bëj të lumtur’ i Arbana Osmanit, i ndjekur nga ‘Xing me Ermalin’ me 21%. ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka marrë vetëm 18% të votave duke u renditur kështu në vendin e katërt, pas së cilës qëndron MasterChef Junior dhe në vendin e fundit renditet ‘Virtuozët’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF