Pas Çiljetës, një tjetër këngëtare pranon se ka zvogëluar gjoksin: Më kishte marrë malli të shihja barkun

Një ndër operacionet plastike më të kërkuar për momentin është zmadhimi i gjoksit, por një rritje shumë të madhe, krahasuar me vitet e kaluara, ka njohur edhe zvogëlimi i tij.

Në fillim ishte këngëtarja Çiljeta Çilaga, por të njëjtën gjë ka bërë edhe një tjetër këngëtare shqiptare. Ajo është Genta Ismajli. E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Genta ka pranuar publikisht se ka zvogëluar gjoksin. Gjoksi i madh ishte shndërruar në një problem shëndetësor, pasi ndikonte në shtrëmbimin e shtyllës kurrizore, ndonëse ajo u shpreh me shaka se i kishte munguar të shihte barkun e saj.

“Po, kam bërë gjoksin operacion. E kam zvogëluar! Më kishte marrë malli që të shihja barkun tim”, u shpreh ajo.

Një vendim i tillë na ka bërë paska çudi për hir të së vërtetës. Ndryshe nga Çiljeta, Genta bënte pjesë në grupin e këngëtareve me përmasa normale trupore, një femër e kolme, ashtu siç është edhe në modë në ditët e sotme.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *