Shumë pranë Eurovizionit, Bushpepa anulon turin promovues në Europë?!

Më pak se një muaj na ndan nga Eurovizioni dhe të gjithë po presim (në veçanti) performancën e tretë në natën hapëse. Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenë me këngën ‘Mall’, por paraprakisht u tha se këngëtari do të mbante një tur promovues në Europë lidhur me  projektin përfaqësues. Sipas një statusi nga vetë Bushpepa, që tashmë nuk figuron më në profilin e tij, ky turne do të anulohet.

Si shkak i disa problemeve teknike, është marrë një vendim i tillë. “Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marr pjesë në turneun e promovimit të këngës në Eurovision 2018 në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2  muaj më parë”, ka qenë stuatusi, i cili është fshirë pak minuta pas publikimit. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Bushpepa apo stafi i RTSH, megjithatë kujtojmë që këngëtari ka munguar edhe në festën e Eurovizionit në Londër.

Mosparaqitja e Eugentit në një event të tillë ka ardhur si pasojë e disa problemeve me vizën, detaj i sqaruar nga ‘Eurovoix’. Gjithsesi, mbetemi me sytë drejtuar nga 8 maji…

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *