Vdes regjisori i mirënjohur Milos Forman! 0 154

Regjisori Milos Forman, i njohur për punën e tij si fitues i çmimeve Oscar “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”, u nda nga jeta.

Ai ishte në moshën 86 vjeçare. Lindur në Caslav, Republikën Çeke, në 1932.

I ati i tij ishte pjesëtar i një grupi rezistence kundër Nazistëve. Të dy prindërit e tij u vranë në kampet e përqëndrimeve Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas biografisë zyrtare të Forman.

“Prindërit e mi ishin patriot të vërtetë dhe ndoshta kjo ishte arsyeja e vërtetë se pse vdiqën. Jo shumë kohë më vonë, kur papritur isha larg shtëpisë, vendit ku kisha lindur dhe kulturës së tij, kuptova që e ndaja dhe unë me ta ndjenjën e fortë të patriotizmit.”

Ai ishte i mahnitur me teatrin që në moshë të vogël dhe me kalimin e kohës, arriti të themelonte një grup teatri amatoresk ne vitet ’50. Më vonë ai studio regjizurë në Akademinë Filmike në Pragë.

Ndër filmat e tij mund të përmendim:

“Loves of a Blonde”

“The Firemen’s Ball”

“Prague Spring”

“Amadeus”

“One Flew Over the Cuckoo’s Nest” – i cili fitoi çmim Oscar.

“Shpjegova se pse doja ta bëja atë film. Për mua nuk ishte thjesht literaturë, ishte jetë e vërtetë, jeta që unë kisha jetuar në Çekosllovaki që prej datëlindjes time deri në vitin 1968,” tregoi ai.

“Pavarësisht subjektit apo zhanrit që ai shtjellon, Milos gjen diversitetin e eksperiencës humane në çdo histori!” – Taylor Hackford, presidenti i DGA.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *