Ju kishte marrë malli? Në klipin e Jonida Maliqit, një personazh që i ka munguar ekranit prej shumë vitesh 0 2579

Prej shumë kohësh, ajo ishte shkëputur nga muzika, ndonëse ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e medias për kombinimet perfekte në veshje apo dhe shumë aktive në botën e biznesit. Pas një pushimi të gjatë, Jonida Maliqi ka konfirmuar lajmin se shumë shpejt do të publikojë klipin e saj më të ri, një këngë në zhanerin Pop, RnB që mban titullin  “N’errësirë”.

Ky klip jo vetëm do të jetë një rikthim për Jonida Maliqin, por edhe për ish- modelin Oni Pustinën, i cili po ashtu,  ishte “zhdukur” nga ekrani.  Xhirimet kanë përfunduar tashmë dhe si për të mbajtur zgjuar më tepër kuriozitetin e publikun, Jonida konfirmoi se protagonist kryesor do të ishte pikërisht ai, i preferuari i të gjitha vajzave në vitet 2000 Oni Pushtina.

Projekti muzikor i fundit i këngëtares ka qenë “Jam bërë si ti” rreth tre vite më parë, me një klip shumë veror me pjesmarrjen e balerinit Ledian Agalliaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *