Ilva Tare ka ditëlindjen, shoqja e ngushtë i bën një dedikim të veçantë!

Nëse ju duket demode shprehja “Më mirë një mik se një thesar”, në rastin konkret kjo është mëse e vërtetë! Ilva Tare, gazetarja ikonë e ekranit shqiptar sot feston ditëlindjen! Ka qenë një urim i shoqes së saj të ngushtë në rrjetin social Facebook, ajo çka e ka bërë publik këtë fakt! Por, më shumë se fakti ka rëndësi përmbajtja! Egerta Shehu, një nga make up artistet më të mira në vend, drejtuese e G Studio, përveç fotove ndër vite, dëshmi e një miqësie të hershme të saj me Ilvën, përmes një videoje ka lënë edhe ca mesazhe mjaft domethënëse!

Çdo fotoje ajo i dedikon një koment: “Do you rembember? Kur kemi qenë trendy?/ Kur nuk dukeshim që ishim tapë?/ Kur shëtisnim botën?/ Në momentet që numërohen në jetë!/ Dorë për dore!/ Unë do të bej Makeup-in edhe 100 vjet të tjera!”

Cilës shoqe nuk do t’i pëlqente ky urim?! Ilva dhe Gerta përtej miqësisë ndajnë edhe orët e bukurisë, Gerta është MUA i Ilvës prej vitesh! Dikur goca të reja, tashmë dy bukuroshet janë nëna. Ilva Tare është mama e 3-vjeçares Melody dhe djalit 6-muajsh Thomas, ndërsa Gerta ka një vajzë 5-vjeccare të quajtur Luna!

Edhe BORDO e uron Ilvën në këtë ditëlindje të veçantë, që e gjen si jo më mirë në karrierë drejtuesen e “Tonight Ilva Tare”, por edhe si mami i dy fëmijëve! 100 Ilva!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *