Ledioni nuk e fsheh, Elvana i ka dërguar një mesazh delikat kur është lidhur me Sarën…! 0 2441

Mbrëmja e djeshme shënoi dhe finalen e ‘Voice Kids’. Siç dhe e dinim prej ditësh, Elvana Gjata performoi ‘live’ në pjesën e fundit të spektaklit, ndërsa solli tre nga këngët e saj me të reja. Një ndër to ishte edhe ‘Xheloz’, ashtu sikurse duhet theksuar se Gjata iu përmbajt këtë herë vetëm krijimeve për albumin ‘3’.

Pas performancës, Ledioni realizoi një mini-intervistë me Elvanën, teksa kjo e fundit ka shprehur emocionet nga prezenca e fëmijëve. Liço ka treguar me humor se artistja nuk preferon të dërgojë mesazhe dhe nga gjithë harku kohor që ajo dhe moderatori njihen së bashku, Elvana i ka dërguar gjithsej vetëm tre mesazhe Ledionit. “Një ma ka dërguar kur u lidha me Sarën. Më uroi dhe më kishte thënë: Sa gocë të mirë ke marrë, o qen!”, është shprehur Ledioni me shaka, duke shtuar se teksti i dytë kishte ardhur pas lindjes së London.

Edhe atë herë, Gjata kishte theksuar se i Londoni i ngjante Sarës. Duket se marrëdhënia e Elvanës me trashëgimtaren e Top Media është tejet e ngushtë, e këtu kujtojmë që Lori dhe Sara ishin dy nga të ftuarat VIP në koncertin recital privat të këngëtares. Këtu Ledioni, bën mirë të qendrojë mbrapa!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *