Këpucët e preferuara të Alketa Vejsiut që i ka veshur shumë shpesh “Në Kurthin e Piter Panit”, e kishit vënë re?

Shumë kohë më parë, nuk mund të gjenim kurrsesi lajme që lidheshin me ndonjë “zhveshje” apo “veshje” të Alketa Vjesiut.

Ose për ta thënë më saktësisht, ajo nuk ishte kurrë pjesë e lajmeve të portaleve, por gjërat tashmë kanë ndryshuar. Edhe Alketa, me ose pa dëshirën e saj, zë një hapësirë të konsiderueshme në mediat online, për fotot që ka nisur të postojë teksa shfaqet me rroba banje, apo siç ishte rasti i fundit të fotos ku na prezantoi mamanë e saj, por edhe fotos ku i shprehte dashurinë bashkëshortit, që nuk e njohëm kurrë nga vetë ajo…me siguri shumë shpejt do të na e prezantojë.

Prej pak javësh, Alketa Vejsiu, me përfundimin e “Dance With Me”  drejton një tjetër spektakël “Në Kurthin e Piter Panit”, një emision me fëmijë, por për të rritur, siç ajo kujdeset ta thotë në çdo puntatë. Si gjithmonë, ajo vjen shumë e kuruar në ekran, megjithatë ndryshe nga herët e tjera, look-u i Alketës ka ndryshuar paksa; tani më fustanet e gjata ia kanë lënë vendin atyre të shkurta, por nuk kanë munguar edhe jumpsuit-et me ngjyra. Një një detaj shumë i rëndësishëm në veshjen e moderatores, janë edhe këpucët, të cilët si për çdo vajzë edhe Alketa i ka një palë të preferuara, apo këpucët kameleon që përshtaten me çdo veshje.

Ato janë këpucët e Jimmy Choo, ngjyrë argjendi lehtësisht të kombinueshme me çdo gjë dhe mesa duket edhe shumë të rehatshme. Ju e kishit vënë re?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *