Blerja më e fundit e Emina Cunmulës na bëri konfuzë: Është në pritje të binjakëve?

Modelja e njohur Emina Cunmulaj është shtatzënë dhe fotot me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar. Ajo është një ndër personat që duhet të ndiqni patjetër në rrjetet sociale, pasi në postimet e saj,  nuk është qëllim në vetëvete për të reklamuar jetën luksoze që ajo bën, por momente të bukur me miëtq, apo me vajzën e saj të vogël, Ella.

Ella së shpejti nuk do të jetë më vajza e vogël e familjes, pasi shumë shpejt Emina do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Djalë apo vajzë? Nuk e dimë, por kjo foto e fundit postuar nga modelja bukuroshe nga ka konfuzuar paksa. Mos ndoshta do të sjellë në jetë binjakë? Karroca që bukuroshja sapo ka blerë është pikërisht për binjakë dhe sipas përshkrimit që Emina ka bërë, po i pëlqen shumë.

“Po më pëlqen kjo që po shoh”, shkruan ajo bashkangjitur fotos, ku duhet shumë e lumtur nga blera e saj më e fundit.

Ndoshta ky ka qenë qëllimi i modeles: të na konfuzojë. Nëse po ia ka dalë plotësisht! Ne na mbetet vetëm se të presim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *