Seti i ri fotografik ‘kryqëzon’ Elvanën me komente: “Ke ngatërruar radhën e rrobave!”

Elvana Gjata po realizon gjithnjë e më shumë foto profesionale. Pas një periudhe të gjatë heshtje në rrjetet sociale, tashmë Elvana nuk po rresht së postuari. Megjithatë, imazhet e reja nuk janë pritur mirë nga kushdo.

Shkas është bërë stili i këngëtares: Gjata ka zgjedhur kombinimin e streçeve me mbathje përsipër, e kjo nuk i ka lënë të kënaqur të gjithë ndjekësit. Kritikat për të kanë qenë të shumta, edhe pse një tendencë e tillë vjen e inspiruar kryesisht nga Kim Kardashian, ashtu sikurse ka qenë ndër trendet e përhapura në fundin e viteve ’80. Por, duket se komentuesit e kanë shënjestruar Elvanën në veçanti, duke i sugjeruar se ky nuk është një shembull për t’u ndjekur.

Nuk e dimë nëse Gjata do ta ndjekë këshillën e fansave, edhe pse mesa shihet fotot nga seti i ri kanë mbaruar së publikuari. Ç’mendim keni për paraqitjen e këngëtares?

Previous ArticleNext Article