Dëshira e Enada At’Nikollës për të qenë një stiliste dhe jo modele ka ekzistuar që në periudhën e adoleshencës, dhe më tepër se një dëshirë, ka qenë një zgjedhje e mirë menduar, pasi për të modelingu e ka nga afat të caktuar.
Modelingu ka një afat të caktuar?
Në foton e publikuar vetëm pak orë më parë në rrjetet sociale, Enada sapo na tregoi të kundërtën. Mënyra se si ajo ka pozuar përpara aparatit, (për veshjen nuk po ndalemi të flasim, pasi si gjithmonë është shumë stil), për një moment na bëri konfuzë nëse po shihnim ose jo, një modele 20 vjeçare Instagrami. Gjithçka realizuar në mënyrë perfekte.
Sa i përket diçiturës, stilistja e njohur ka zgjedhur që të mos shkruajë asgjë dhe shumë mirë ka bërë. Është nga ato foto, e cila nuk ka shumë nevojë për asnjë koment.
Stilistja e njohur Enada At’Nikolla i ka shumë të hershme vitet si stiliste. Sot, ajo numëron plot 20 vjet dhe pa dyshim është një ndër emrat më të rëndësishëm të fushës së modës në Shqipëri.



















