KreuFashion

Si të kujdesemi për fytyrën që të dukemi aq bukur sa yjet e MetGala?

Po flitet vetëm për MetGala, për këtë mbrëmje të madhe dhe padyshim kemi parë VIP-a që duken aq bukur dhe aq perfekt sa ndonjëherë shpesh na duken si jashtëtokësorë. Pa dyshim ato shpenzojnë shumë para për t’u dukur aq perfektë, por ne do ju sjellim një sekret bukurie që do t’ju ndihmjë të dukeni si VIP-at.

Maskën me vaj kokosi dhe banane.

Si ta përgatisni? Në një tas të vogël shtypni një banane derisa të marrë formën e një pureje, hidhni pak vaj kokosi dhe aplikojeni. Lëreni të pushojë për 20-30 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Një banane është e pasur me vitamira A, B dhe E, plus ka dhe kalium që e bëjnë atë në një ushqyes të mrekullueshëm për lëkurën. E ndërsa arra e kokosit përmban acid laurik i cili ka vetitë antibakteriale natyrore që ndihmojnë në heqjen e papastërtive të lëkurës dhe zbutjen e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF