Klaudia debat të ashpër me fansat, iu drejtohet me ironi: “Këtë ta uroj edhe për fëmijën tënd!”

Video e fundit e postuar nga Kludia Pepa shkaktoi shumë zhurmë në rrjet. Lëvizjet sensuale teksa ngjiste shkallët, nën tingujt e një prej këngëve të Jennifer Lopez, bënë që shumë pak nga përdoruesit të qeshnin me rrëzimin e balerinës në fund. Pra, shumica prej tyre iu drejtuan sërish komenteve ofenduese.

Klaudia nuk ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje çdokujt, por ka përzgjedhur disa prej tyre. Duket se Pepa i ka studiuar me detaje edhe profilet e secilit prej ndjekësve në fjalë, pasi shumë prej përgjigjeve lidhen me detaje personale të të lartpërmendurve. Në lojë është përfshirë edhe mamaja e Klaudias, e cila si gjithmonë i ka dalë në mbrojtje së bijës. Disa prej ndjekësve i janë kundërpërgjigjur, por ka patur dhe nga ata që e kanë lënë në heshtje replikën e balerinës.

Këtë herë, duket se Klaudia është irrituar keqazi. Vështirë se kemi parë përgjigje kaq të tensionuara nga ajo më parë…

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article