Leksione grimi nga Elvana, ja se çfarë ka bërë këngëtarja me paraqitjen e fundit! 0 834

Dita e djeshme e gjeti një pjesë të kryeqytetit të mbushur me ngjyra, e kjo falë mbërritjes së Color Day Festival në Tiranë. Ky organizim mblodhi disa nga emrat më në zë të muzikës, ndër të cilët bënte pjesë edhe Elvana Gjata. Këtë herë, këngëtarja është paraqitur me një kostum me ngjyra, që i përshtatej më së miri atmosferës.

Flokët me onde, të kapura në anë ishin një ndër detajet e imazhit të thjeshtësisë që solli Elvana. Me një grim krejt natyral, Gjata ka zbuluar një tjetër sekret. “No Sellma, no Kaçi. Vetë shpejt e shpejt”, ka shkruar këngëtarja, duke rrëfyer kështu se pas imazhit të saj ditën e djeshme fshihej vetë ajo. E duke qenë se festivali i ishte dedikuar kryesisht të rinjve, duket se Elvana i ka qendruar më së miri ambientit përreth.

Të jetë kjo hera e parë që e shohim Gjatën me look pa ndihmën e profesionistëve? Nuk i dihet, por si çdo vajzë, edhe Elvana nuk mbetet prapa kur vjen puna tek të grimuarit, apo jo?

Previous ArticleNext Article