Ledioni nuk do të jetë drejtuesi i ‘Big Brother VIP’, kjo është moderatorja që do ta zëvendësojë!

Big Brother VIP duket se do të marrë gjithë vëmendjen e nevojshme edhe pa nisur ende spektakli. Duke marrë parasysh suksesin e Big Brother, diçka e tillë pritet pasi këtë herë në fokus do të jenë personazhet e famshëm. U tha se Ledioni do të ishte drejtuesi i spektaklit, por duket se Liço do të ketë një tjetër pozitë në këtë risi të Top Medias.

Është Luana Vjollca ajo që do të prezantojë netët ‘live’, ndërsa Ledioni do të jetë në prapaskenë, në rolin e autorit. BB VIP pritet të nisë sezonin e ardhshëm, edhe pse ende nuk dihet një datë konkrete. Luana kishte paralajmëruar me kohë rikthimin në ekran, pas përfundimit të ‘Shiko Kush Luan’, e tani zbulohet se ku do ta shohim nga shtatori e tutje. Sa për Ledionin, përfundimi i Voice Kids nuk e ka lënë pa projekte të reja, pasi tashmë po i dedikohet prurjes më të re në Top Channel.

Ndonëse disi e papritur, presim të shohim se si do të përshtatet Luana me këtë format. Ç’mendim keni për këtë zgjedhje?

Previous ArticleNext Article