Ta vlerësojmë apo “kritikojmë” Kate për këtë vendim në dasmën mbretërore?

Ndonëse sot është dita e Meghan Markle, sigurisht një vëmendje jo pak të madhe mori edhe Kate Mideltton. Nusja e madhe ka vetëm pak javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë dhe kjo ceremoni ishte dalja e parë që nga 23 prilli.

Nuk kishim dyshime që Dukesha, ose Princesha tashmë, do të dukej e mrekullueshme, por duket se nuk e ka marrë shumë seriozisht dasmën e kunatit të saj. Dhe e dini pse? Sepse as nuk e ka marrë mundimin që të mendojë për një fustan, por ka veshur atë që ka pasur në gardërobë.

Ajo kishte zgjedhur një fustan ngjyrë bezhë të lehtë, të Alexander McQueen, të cilën e kishte veshur edhe dy herë të tjera; në ditën e kur pagëzoi vajzën e saj dhe në ditëlindjen e mbretëreshës Elisabeth.



Nuk e dimë nëse duhet ta vlersojmë apo të “kritikojmë” për këtë zgjedhje të saj…

Previous ArticleNext Article