Publikohet një fragment i këngës zyrtare të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, shkëlqen Era Istrefi 0 1598

Tashmë është zyrtare.

Era Istrefi, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith do të këndojnë këngën zyrtare të Kampionatit Botëror Rusi 2018. Kënga  mban titulli “Live it Up” dhe xhirimet e klipit duket se kanë përfunduar. Kjo këngë do të shoqërojë për një muaj të tërë të gjitha evenimentet e futbollit botëror dhe padyshim do të dëgjohet e këndohet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Ju ftojmë që ta dëgjoni një fragment nga kënga zyrtare e Botërorit “Rusi 2018”.

Ky është padyshim një sukses i padiskutueshëm për Erën, këngëtaren që u rrit dhe u edukua në KosovË. U komentua shumë fakti që ajo nuk ishte pjesë e vajzave, si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi në imazhin zyrtar për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nën moton “Bac, çikat na e zbardhën fytyrën”. Era nuk regaoi, por la punën e saj të fliste për të.

Të gjithë jemi në pritje të klipit, por edhe performancës së saj në ceremoninë hapëse të këtij kampionati. Jemi të bindur që do të shkëlqejë.

Previous ArticleNext Article