KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare bëhet pjesë e klipit të Maroon 5

Nuk ka këngë që Maroon 5 të mos nxjerrë dhe të mos kthehet në një hit të padiskutueshëm dhe e tillë do të jetë edhe kënga e tij “Girls like you” në bashkëpunim me Cardi B. Ajo që na ra në sy në klip është edhe prezanca e shumë femrave të njohura, mes të cilave edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Aktualisht Rita Ora është në turin e saj muzikor dhe më 3 qershor pritet të ndez sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.

Camila Cabello, Gal Gadot, Sarah Silverman, Ellen DeGeneres, Jennifer Lopez, Mary J Blige dhe Millie Bobby Brown janë gjithashtu pjesë e videos.

Surprizën më të ëmbël klipi e ka rezervuar në fund ku shfaqet bashkëshortja e Maroon 5, Behati Prinslo dhe vajza e tyre e vogël duke formuar një familje vërtet të bukur.

Ju ftojmë të shijoni këngën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF