DailyMail fjalët më të mira për koncertin e Rita Orës në Shqipëri!

Dukej sikur e gjithë Tirana kishte dalë në shesh mbrëmjen e djeshme.

Kishte ardhur Rita Ora, shqiptarja që na ka bërë të ndihemi krenarë! Me një look, krejtësisht të ndryshuar, tashmë ajo nuk ishte një bjonde, por flokë rozë, e veshur me një trupore ngjyrë të verdhë, Rita ndezi turmën, të cilët këndonin me të një zëri.

Për dy orë rresht, këngëtarja me origjinë shqiptare performoi të gjitha këngët e saj, “Anywhere” “For you”. Performanca e saj në Shqipëri është pasqyruar edhe në tabloidin britanik “Daily Mail”.

“Rita Ora debuton me flokët e saj ngjyrë rozë dhe tregon format e saj trupore me truporen ngjyrë të verdhë në koncertin e mbajtur në Shqipëri”, është titulli i “Daily Mail” ku dhe e ka plotësuar me foto nga koncerti, mes tyre edhe në momentin kur Rita bën shqiponjën, simbolin e shqiptarëve.Ajo vlerëson pjesëmarrjen e madhe të shqiptarëve në koncert dhe perfomancën e saj përpara kombit të saj.

Previous ArticleNext Article