Në ditëlindjen e saj, Armina jep një mesazh: Instagrami s’është jeta reale! 0 755

Instagrami është shndërruar në një prej rrjeteve sociale më të rëndësishme, i cili në ditët e sotme po përdoret masivisht edhe si një mjet marketimi, më së tepërmi nga fashion blogeret. E megjithatë, ai nuk pasqyron krejtësisht jetën reale të një personi dhe një mesazh të tillë na e dha edhe vetë Armina, blogera shqiptare, në ditëlindjen e saj.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga festa e ditëlindjes duke falenderuar të gjithë të pranishmit, që u përpoqën që një ditë kaq të veçantë për të t’ia bëjnë edhe më të bukur me praninë e tyre.

“Çdo vit e kuptoj sa me fat jam, sepse jam e rrethuar nga njerëz që i dua dhe më duan… Asgjë nuk është më e rëndësishme në jetë se sa shëndeti dhe njerëzit që duam, pjesa tjetër shkon dhe vjen. Instagrami nu kështë jeta reale, është vetëm më e mira që ne tregojmë prej saj.  Unë vërtetë falënderoj Zotin çdo natë për dashurinë që ai i ka dhënë jetës sime”, përfundon ajo.

 

Besojmë se të gjithë e kemi kuptuar këtë. A ka ndonjë nga ju që në Instagram ublikon momentet kur është I trishtuar, i mërzitur, kur nuk po ia kalon aspak bukur? Absolutisht që jo..

Previous ArticleNext Article