Stinë fejesash në Hollywood, këtë herë rradha e Bieber

Mesa duket në Hollywood nuk kanë fund fejesat. Këtë herë një unazë gjigante diamanti në gishtin e Hailey Baldwin ka bërë të nisin spekulimet rreth një fejese të mundshme mes saj dhe Justin Bieber. Këngëtari kadez dhe modelja kanë qënë të pandarë nga njëri – tjetri këto kohë dhe nuk do të ishte aspak çudi nëse do ti kishin dhënë një mundësi tjetër marrëdhënies së tyre dhe të kenë vendosur ta kurororëzojnë marrëdhënien e tyre me martesë.

Situata nuk është e qartë duke marr parasysh intervistën e modeles vetëm disa javë më parë ku tregonte se ata janë vetëm miq të mirë dhe janw përpjekur të mbajnë një marrëdhënie miqësore mes tyre.

Nuk dihet asgjë me siguri por ndoshta kanë ndryshuar mendje rreth marrëdhënies së tyre por këtë do të na e tregojë koha!

Previous ArticleNext Article