KreuCelebrity

Ledion Liço uron Ditën e Baballarëve me një foto që të kënaq zemrën

Ledioni u bë baba për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tij London në fund të dhjetorit të vitit 2016 dhe që nga ajo ditë ai mund të festojë Ditën e Baballarëve!

Duke qënë se sot është e diela e tretë e qershorit, dita në të cilën kjo festë festohet, për të uruar të gjithë baballarët e tjerë në llogarinë e tij në Instagram ai ka zgjedhur të ndajë një foto me të birin.

Nuk thuhet se ku janë, por peisazhi është shumë i bukur dhe të dy duket se po ja kalojnë shumë mirë! Si gjithmonë Ledioni dhe London duken të mrekullueshëm dhe me siguri kanë kaluar momente shumë të bukura.

“Dita e Baballarëve” nuk është një festë shumë popullore në Shqipëri, por siç ka ndodhur me shumë festa të tjera nuk do të kalojë shumë derisa kjo festë të bëhet pjesë e kulturës tonë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF