Nga Gwyneth Paltrow tek Di Caprio, ja 10 pisanjosët e Hollywood-it! 0 195

Nëse je i pasur dhe i famshëm mendohet që nuk ke probleme që të përballosh produkte si sapuni, shampoja dhe deodoranti, apo jo?

Ti mund të kesh çdo gjë që dëshiron, nëse do mund të punësosh dikë që të të laj, por nuk ndodh kështu mesa duket!

Në këtë listë që do të sjellin do të kuptoni që disa nga më të talentuarit dhe ndoshta edhe më të bukurit e Hollywood-it nuk kanë zakone të mira higjene, ose siç themi ne në shqip, janë pisanjosë! Disa  përtojnë të bëjnë dush çdo ditë, por ka nga atë që janë deri diku të neveritshëm. Shikoni listën që të kuptoni për kë bëhet fjalë.

Gwyneth Paltrow – Mbrëmja Met Gala e vitit 2013 i nxorri namin e keq aktores. Ishte vet Gwyneth që u ankua për kushtet e tmerrshme që ishin atje dhe për ajrin e kondicionuar që mungonte, por mesa duket më tepër sesa ajo kanë vuajtur personat që kanë qënë pranë saj. Një shok i Paltroë ka thënë që aroma e saj atë natë ishte e padurueshme dhe kjo vinte si fakt se asaj nuk i pëlqen të përdori deodorantë me aluminum sepse mendon se janë kancerogjen. Është e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin, por ajo mund të zgjedhi një zgjidhje alternative për të mbajtur aromë më të mirë.

Jessica Simpson – Buzëqeshja e saj është rrëzëllitëse, por me shumë mundësi nuk do të zgjasi gjatë! Bjondja simpatike ka treguar publikisht në emisionin e Ellen DeGeneres që nuk i pëlqen të laj dhëmbët. Kjo rutinë i duket e panevojshme, por ne pyesim veten sesi ndjehen përsonat rreth saj për këtë zgjedhje!

Matthew McConaughey – Aktori ka thënë për revistën “People” që nuk ka përdorur deodorant prej 20 vitesh. “Nuk më pëlqen të kem të njejtën aromë si dikush tjetër”- thotë ai! Në filmin e famshëm “How to lose a guy in 10 days” ishte partnerja e tij, Kate Hudson ajo që shpesh herë i kërkonte të përdorte deodorant sepse aroma e tij bëhej e padurueshme!

 

Julia Roberts – Duket e pabesueshme, por mesa duket është e vërtetë. Aktorja shumë e njohur ka thënë për “Oprah” që ajo nuk përdor deodorant, por mesa kanë thënë, s’përdor as sapunë! Ish-bodyguardi i saj ka thënë se ajo ishte një “hippie” e vërtetë. Asaj nuk i pëlqente të lahej dhe këtë e justifikonte me faktin që i pëlqente të kursente ujin.

  

Cameron Diaz –  Diaz është një nga të shumtat që nuk beson tek deodorantët. “Nuk e kam përdorur prej 20 vitesh”- ka thënë ajo për E!News.

 

Johnny Depp and Vanessa Paradis – Ish- çifti nuk shquhet për higjenë për tu pasur zili! Sipas një burimi për Fox News, Depp dhe Paradis nuk e kishin me shumë dëshirë të laheshin dhe asnjëri nga palët nuk bezdisej nga aroma e pakëndëshme e tjetrit! Mesa duket ata paskan qenë të përkryer për njëri – tjetrin!

 

Meghan Fox – Fox ka probleme të tjera, ajo harron që të shkarkoj ujin pasi mbaron punë në tualet! Një zakon i shëmtuar, të cilin e dinë edhe miqtë e saj dhe shpesh herë e kritikojnë.

 

Zac Efron – Efron duket si i rënë nga qielli me bukurinë që ka, por mesa duket ka probleme të rënda me pastërtinë. Sipas një burimi për Star magazine, aktorit nuk i pëlqen të bëj dush edhe pasi bën stërvitje gjë që i ve njerëzit rreth tij në siklet sepse ai vjen vërtetë erë të keqe!

 

Leonardo Di Caprio – Nga Di Caprio nuk e prisnim! Dihet që ai është shumë i dhënë pas mbrojtjes së ambientit, kursimit të ujit dhe gjithçkaje të këtij lloji por nuk mendonim se nuk do të pëlqente fare dushin! “Ai rri ditë të tëra pa larë dhe e konsideron deodorantin totalisht jonatyral”- thonë burimet.

Jennifer Aniston – Një nga femrat më të bukura në botë mesa duket nuk ka një higjenë të “bukur”! Deodorati dhe depilimi  janë problemet e Jennifer. Mungesa e deodorantit e bën që të vij erë të keqe pjesën më të madhe të kohës!

Previous ArticleNext Article