KreuArt

Xhensila një mike e vërtetë, bën një gjest të admirueshëm

Të gjithë e dimë që vera nuk ka kuptim nëse nuk ka një “boom” këngësh që hidhen në treg. S’kishte si ndodhte ndryshe edhe këtë herë. Dy nga prodhimet më të reja në tregun muzikor shqiptarë janë “Mbase” – Klajdi Haruni ft. Bruno dhe kënga e Shela Haxhiraj ft. Killua – “Hajde dalim”. Të dy këngëtarët e kanë paralajmëruar hedhjen në treg të këngës, por  kanë futur në lojë edhe kolegët e tjerë.

Mesa duket nuk ka xhelozi mes këngëtarëve shqiptarë. Për t’u admiruar është gjesti i Xhensilës, e cila ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të promovuar dy klipet e reja në tregun e muzikës. Kënga e Sheilës “it’s on fire” sipas Xhensilës ndërsa për këngën e Klajdit ka duartrokitje, mesa duket i është dukur e mrekullueshme.

Në pamje të parë duket si dashamirësi mes miqsh dhe nuk ka asgjë për tu çuditur, por marr parasysh prapaskenat që ka bota e show bizit, një veprim i tillë tërheq vëmendjen. Sidoqoftë, Xhensila na tregon sërish që nuk ka vetëm fytyrën e bukur, por edhe shpirtin!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF