9 mënyra për të pasur një shtëpi me stil njujorkez! 0 752

Të mobilosh shtëpinë është gjithmonë zgjedhje e vështirë. Duhet të bësh bashkë dëshirat e tua dhe të partnerit, të sigurohesh që ke buxhet për të përballuar atë që ti do, por padyshim duhen marr parasysh edhe përmasat e shtëpisë dhe gjithçka tjetër. Keni të drejtë dhe ne duam t’iu lehtësojnë pak punën.

Nëse ju pëlqen New York-u, ndërtimet e larta, dritat dhe 1000 gjërat e tjera që ofron ky qytet atherë hidhini një sy fototve. Ndoshta diçka do t’iu frymëzoj për ta bërë shtëpinë tuaj ashtu siç ju ëndërroni.

Krijimi i një këndi – Nëse mjedisi i shtëpisë i’ua lejon mund të krijoni një kënd të vogël që të ketë frymë njujorkeze. Mund të jetë korridori, një dhomë e vogël që keni vendosur ta keni të gjithën për vete ose çfarëdo mjedisi tjetër, por të paktën një dhomë të ketë frymën e metropolit.

 

Përdorimi i stilit industrial – Ngjyrat kafe, materialet dru ose alumin, muret me tulla janë të gjitha detaje që mund t’ia shtoni shtëpisë suaj për t’i dhënë stilin që synoni.

 

Për një shtëpi të vogël – Nëse keni shtëpi të vogël mos u mërzisni sepse ka një mundësi edhe për ju. Mjafton të keni një divan të ulët, një poltronë të viteve ‘30 për më shumë stil dhe një abazhur toke.

 

Mobiljet – Për të arritur një rezultat perfekt mjafton të përzieni stile të ndryshme për mjediset tuaja. Një divan i madh do të dukej shumë mirë me jastëk me shumë ngjyra. Një puf do të ishte ideale edhe të përdorej si tavolinë për librat dhe revistat tuaja ose për të mbështetur këmbët për t’u relaksuar.

 

Një bibliotek në mur – Nëse ju pëlqejnë librat është një gjë e mrekullueshme, por sa mirë do të ishte sikur t’i përdornit librat edhe për të zbukuruar ambientet tuaja. Një bibliotek e lartë sa një faqe muri, metalike, e vendosur pranë dritareve do të ishte e bukur dhe funksionale.

 

Kuzhina – Kuzhinat në dru janë më të preferuarat dhe sigurisht aksesorët duhen patjetër.

 

Postera në mur – Është detaj shumë i përhapur vendosja e posterave në mur. Është një mënyrë e pakushtueshme dhe moderne për të ngrohur shtëpinë tuaj dhe imazhi mund të jetë që nga yjet e mëdhenj si Monroe dhe deri tek ndërtesat më në zë të New York-ut. Zgjidhni!

 

Ngjyrat – Mure të bardha! Kjo është një nga rregullat për të pasur stilin njujorkez. Mos u shqetësoni për ngjyrat e tavaneve, ato duhet vetëm të kenë drita. Sa më shumë drita aq më mirë!

 

Ndriçimi – New York- u është i famshëm për dritat e tij. Nuk mund të mungojë në shtëpinë tuaj ky detaj që e bën New York-un atë që është! Tavane të ndriçuar, abazhur të mëdhenj dhe të dukshëm. Nëse keni mundësi të vendosni drita edhe në mure atherë akoma më mirë, por gjithmonë një abazhur toke do të ishte perfekt!

Previous ArticleNext Article