KreuCelebrity

Marrëdhënia e Dua Lipës dhe të atit treguar mes fotove!

Dua Lipa momentalisht është një nga këngëtaret më të famshme në botë, por këtë herë vëmendja jonë nuk ndalet tek karriera e saj, por tek familja. Për të qenë më të saktë, tek ajo dhe tek babai i saj, Dukagjin Lipa.

Ka qenë i ati i Duas që ka tërhequr vëmendjen duke ndarë disa foto në Instagramin e tij që mesa duken janë pjesë të një seti fotografik.

Babë e bijë duken plot stil, shumë të afërt me njëri – tjetrin dhe duket që e kanë shijuar setin e tyre.

Fotot janë bardhë e zi dhe të dy duken shumë bukur. Marrëdhënia mes tyre është ajo që të tërheq vëmendjen. Ata përçojnë shumë pozitivitet dhe dashuri dhe mesa duket ne nuk jemi të vetmit që e kemi kuptuar edhe ndjekësit e kanë perceptuar këtë gjë dhe kjo ka nxitur komentet e tyre shumta pozitive.

Shumë shpejt këngëtarja do të jetë në Prishtinë. Më datë 12 gusht ajo do të performojë në kuadër të festivalit “Sunny Hill” të cilin e ka organizuar babai i saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF