Yjet e Game of Thrones martohen / Fotot e dasmës 0 368

Yjet e serialit të famshëm “Game of Thrones”, Rose Leslie dhe Kit Harington u martuan të shtunën në Aberdeenshire, Skoci. Ceremonia e dasmës u mbaj në kështjellën  900 – vjeçare, e cila është në pronësi të familjes së Leslie. Çifti u njoh në setin e “Game of Thrones”, në vitin 2012 ata u lidhën dhe në shtator të 2017 shpallën fejesën e tyre.

Ceremonia e shkëmbimit të betimeve u mbajt në kishën Rayne në Aberdeenshire, prezentë në këtë ceremoni ishin miq, kolegë dhe të afërm. Leslie u shoqerua në altar nga i ati i saj, Sebastian.

Në dasmën e tyre morën pjesë disa nga aktorës e serialit si Peter Dinklage, Sophie Turner. Maisie Williams dhe Emilia Clarke.

Harington jeton në Londër dhe ka frekuentuar shkollën Royal Central School of Speech & Drama. Roli i tij në serialin e famshëm i kanë dhënë atij një nominim Emmy. Leslie, emri i gjatë i së cilës është Rose Eleanor Arbuthnot – Leslie, u bë e famshme fillimisht në serialin “Downtown Abbey” dhe më pas u shfaq në “Game of Thrones”. Leslie ka lindur në një familje fisnikësh në Skoci dhe madje ajo është rritur në kështjellën në të cilën u mbajt edhe ceremonia e dasmës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article