Mëngjesi ideal i së dielës? Muffins me proshutë dhe djathë

 

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. E ndërsa gjatë ditëve të javës për shkak te nxitimit për punë apo për në shkollë ne shpesh mund ta anashkalojmë atë, apo mund të hamë diçka të shpejtë, e diela është dita kur ti mund t’i dedikohesh plotësisht përgatitjes së një mëngjesi të shijshëm, e pse jo të bësh pjesë të përgatitjes së tij edhe fëmijët. Ne po ju tregojmë recetën e duhur për një mëngjes me shije, sikurse duhet të jetë ai i së dielës.

Përbërësit: 1 ¼ filxhani miell të bardhë, ¼ filxhani sheqer, 2 lugë çaji pluhur pjekje, ½ lugë çaji sodë bikarboni, ½ luge çaji kripë, 1 filxhan qumësht, 2 vezë, 1 filxhan proshutë të grimcuar, ½ filxhani djathë të bluar, ¼ filxhani qepë të grira imët, ½ filxhani misër (i ëmbël), pluhur pjekje, 1 lugë çaji sodë bikarboni, pak vaj.

Në një enë të madhe përzieni miellin, misrin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën bikarbone dhe kripën. Në enën tjetër shtoni qumështin, vezët dhe vajin. Pastaj përbërësit e dy enëve i bashkoni dhe përzieni. Në të shtoni proshutën, djathin, qepën dhe përbërës tjerë sipas dëshirës. Me brumin e përgatitur mbushni format për muffin-et deri në ¾ dhe piqini në furrë derisa të skuqen. Pasi të piqen i nxirrini nga format dhe i leni të ftohen.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *