Për të gjithë kuriozët, ja vendet ku e kanë kaluar VIP-at shqiptarë fundjavën!

Nëse edhe ju vuani nga kurioziteti i tepërt si unë atëherë me siguri që sapo dëgjoni ndonjë emër të ndonjë personazhi VIP doni ta dini se ku kanë pushuar, ku kanë qënë, ç’kanë bërë dhe me kë kanë qenë!

Kurioziteti s’është mëkat dhe prandaj unë vendosa t’iua sjell para syve të gjithë fundjavën e VIP-ave. Ku ishin, si ja kaluan, dhe çfarë menduan! Ok, çfarë menduan jo, por do doja ta dija edhe këtë!

Hidhuni një sy fotove, shuani kuriozitetin dhe mos u bëni xhelozë! Mos harroni, pas gjithë gjërave të bukura që ata krijonë për ne janë orë e orë të tëra pune prandaj këto pushime janë shumë të merituara.

Isli Islami ka vendosur të qendrojë në Tiranë ditën e shtunë dhe me shumë mundësi ka qënë shumë i dehur nga nata e mbrëmshme për të bërë diçka sot. “The Code” ka qenë vendndodhja e Islit që mesa pamë ishte kënaqur shumë!

 

Klea Huta dhe i dashuri i saj Elgit Doda pasi bënë publike lidhjen e tyre tashmë i sheh në çdo vend bashkë dhe për gjithçka që bëjnë informojnë edhe ndjekësit e tyre. Dje ata kanë qenë në Majemi ku me shumë mundësi kanë qenë pjesë e dasmës së Afërdita Dreshaj dhe mesa duket pas Majemit i pret New Yorku!

 

Ledri Vula ditën e djeshme e ka pasur të ngarkuar me takime me miq, duke shijuar ushqim dhe verë të mirë. Ai ka qenë në Zyrih, Zvicër.

 

Dorina Mema, trainerja e famshme e fitnesit mesa duket po kalon ca ditë të bukura me partnerin e saj në Spanjë. Pranë pishinës dhe me pamje shumë të bukur të hotelit ata na përshëndesin!

 

Fjodora Fjora ka zgjedhur jugun e Shqipërisë. Ka disa ditë që shijon mëngjeset dhe mbrëmjet në Folie Marinë dhe ditët e saj të bukura ka vendosur që t’i ndajë me ne!

 

Jonida Maliqi ka zgjedhur një ditë në plazh me miken e saj, Jona Haderi. Të dyja duken të buzëqeshura dhe të kënaqura.

 

The Code dje ka qenë i mbushur me VIP-a. Atje ka qenë edhe Ilda Bejleri dhe Olti Curri.

 

Nuk dihet ku e ka kaluar fundjavën Luana Vjollca por lum ata që e kanë parë. Ajo duket super fantastike në këtë foto!

 

E mbyllim me Sara Hoxhën që na e çoi zilinë në maksimum. E ku mund të ishte tjetër trashgimtarja përveç se në Francë! Pusho edhe për ne Sara!

Previous ArticleNext Article