Modelja shqiptare shtatëzanë, por asnjë nuk e dinte!

Ajo është modele, biznesmene dhe fituese e shumë konkurseve që kanë në qendër bukurinë femërore, të tilla si Miss Intercontinetal 2013, Miss Albania International 2014 dhe Top Model of the World 2013. Bëhet fjalë për Vivian Canaj, e cila këtë herë nuk na sjell lajme nga moda dhe bota e biznesit, por një lajm të bukur, modelja është shtatëzënë!

Kjo gjë ka kaluar pa bërë shumë bujë, qetësisht midis familjarësh e miqsh, por syrit tonë s’mund t’i shpëtonte barku i bukur i rrumbullakosur dhe urimet në fotot që ajo poston!

Viviani është padyshim shumë e bukur, por bukurisë së saj natyrale kjo shtatëzani i ka shtuar një shkëlqim të pashoq!
Nuk e dimë se kur do të gëzohet Viviani dhe bashkëshorti i saj me fëmijën e tyre të parë, por deri atëherë i urojmë bukuroshes shtatëzani të mbarë!

Previous ArticleNext Article