Para se te ofendoni Norën, dëgjoni pak Robertin se ka diçka për t’ju thënë!

Kënga më e re e Nora Istrefit e titulluar ‘As ni gotë’ e ka shqafur këngëtaren më seksi dhe më në formë se kurrë. Gjatë klipit Nora kishte një pjesë koreografike, në të cilën shfaqet e veshur me një body të zi, duke performuar në mënyrë tejet sensuale. Por mes komplimentave të shumtë që ajo ka marrë nga ndjekësit, kishte dhe disa prej tyre që mendonin se ai kërcim dhe ato lëvizje janë shumë provokuese dhe aspak të hijshme për një mami, duke patur parasysh se Nora ka një vajzë 3-vjeçare.

Por ç’mendim ka bashkëshorti i saj Roberti rreth këtyre kritikave ndaj të shoqes. Fare mendjehapur dhe përkrahës, Berisha është shprehur për emisionin “Mirage” se nuk sheh asgjë të keqe tek veshja dhe kërcimi i Norës në klip. Madje shqetësimi i tij i vetëm gjatë xhirimeve ishte që ajo ta bënte performancën ashtu siç duhej.

“E kam përkrahur dhe do ta përkrah gjithë jetën. Kur bëhesh nënë, jeta mbaroka sipas atyre njerëzve që bëjnë këto lloj komentesh”: ka thënë babai i Renee.

Në fakt Roberti ka një këshillë për këto komentuese por edhe për të gjitha vajzat e showbiz-it shqiptar. Ai u bën thirrje të gjtha nënave të shkojnë në palestër, të ushqehen shëndetshëm në mënyrë që t’u dalin burrave të tyre sa më të bukura. Mbani edhe veshje provokative, është viti 2018!

Previous ArticleNext Article