KreuCelebrity

Dua Lipa vijon ngjitjen në botën e muzikës, por do edhe votën tonë!

Dua Lipa hyri në histori kur u bë femra e parë që u nominua me 5 çmime në Brit Awards. Dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk di të ndalet.

Ja kur vjen lajmi i radhës për të gëzuar gjithë fansat e saj. Hitet e Duas po pushtojnë tregun muzikor.  Së fundmi ylli i muzikës me origjinë shqiptare, Dua Lipa është nominuar me 3 çmime në VMA.

“New Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.

Dua Lipa ndërkohë ka nisur fushatën duke u bërë thirrje të gjithë fansave që ta votojnë.

Ejani pra pse jo, të japim kontributin për Duan tonë, e meriton!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF