Ja surpriza e bukur në ditëlindjen e Arilena Arës!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, e njohur për suksesin e menjëhershëm edhe jashtë kufijve me këngën “Nëntori”, feston sot ditëlindjen, dhe nga ato vitet më të bukura, 20-vjetorin.

Miqtë e saj më të ngushtë si dhe bashkëpunëtorët në fushën e muzikës ishin kujdesur deri në detaje për t’i bërë një surprizë për ta bërë festën nga ato që mbanet mend.

Mbrëmjen e së hënës ato kishin organizuar gjithçka deri në detaje për të pritur orët e para të ditëlindjes të Arilenës në një lokal mes festës.

Ajo është emocionuar pa masë, kur ka parë të gjithë miqtë e ngushtë të mbledhur së bashku. Ka qenë vetë këngëtarja që në Instastory ka postuar disa video dhe foto ku përcillen qartë emocionet dhe lumturia që e ka pushtuar.

I urojmë Arilenës edhe 100 vitë të lumtura dhe vetëm suksese!

Previous ArticleNext Article