Jessie J i kopjon veshjen Dua Lipas, i kërkon edhe diçka tjetër!

S’janë të rralla herët kur dy personazhe të famshëm rastësisht veshin të njejtën veshje. Ka ndodhur në tapetin e kuq, nëpër evente të ndryshme të rëndëisishme dhe ne rastin tonë ka ndodhur në dy koncerte.
Bëhet fjalë për një xing veshjes midis Jessie J dhe Dua Lipës.


Këtë përplasje e ka bërë publike vetë Jessie J në një foto të të dyjave. Foton e ka bërë publike në Instagram ndërkohë që shkruan: “Kisha vendosur ta vishja dy javë më parë, me të vërtetë kisha shumë dëshirë ta vishja. Por për dreq ti e veshe e para. Po ti dukesh më mirë më të. Por unë e kisha e para këtë model flokësh. Të paktën më jep këtë meritë! Ti je në majë vajzë! Ndihem krenare për ty! Mendoj se kjo gjë ka ndodhur për një arsye. Do të doje të bëje një duet një ditë dhe të vishnim të njëjtat rroba në video?” , – ka përfunduar Jessie.


Nisur nga postimi, Jessie J dëshiron që të bëjë një duet me Duan dhe kjo do të ishte vërtetë e mrekullueshme. Të dyja janë artiste të talentuara dhe të pëlqyera nga masa. Do të ishte patjetër një duet i veçantë!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article