MC Kresha ia thotë publikisht Aurela Gaçes!

Ai është një ndër reperat më të mirë që ka Shqipëria. Teksa ishte i ftuar për të performuar në një prej klubeve të Durrësit, MC Kresha gjeti pak kohë për një bisedë me moderatoren e “Pushime on Top” ku foli për karreirën, miqtë, kolegët si dhe jetën private. Kresha tregoi se është single, kjo për shkak të impenjimeve të shumta me muzikën ku i duhet të udhëtojë shpesh, sa në njërin vend në tjetrin, duke mos lënë hapësirë për një lidhje serioze dhe afatgjatë. Kolegët ai tha se i vlerëson të gjithë dhe miku më i mirë, të cilin e quan edhe vëlla, është Lyrical Son. Ndërsa këngëtarja më e mirë shqiptare sipas reperit është Aurela Gaçe me të cilën do të donte të kishte një bashkëpunim.

“Sa herë më merr malli të dëgjoj muzikë të mirë, dëgjoj Aurela Gaçen dhe ‘Valsi i Lumturisë. Aurela më ka ftuar një herë për bashkëpunim, ndaj edhe unë po e ftoj tani publikisht”; u shpreh MC Kresha!

Një këngë mes Kreshës dhe Aurelës?! A nuk mendoni se do të ishte super?

Previous ArticleNext Article