7 arsye pse duhet të konsumojmë çokollatë të zezë! 0 153

Ëmbëlsira më e preferuar e njerëzve është çokollata, duke nisur nga fëmijët e deri tek të moshuarit dëshira për të konsumuar çokollatë gjendet te të gjithë. Nëse na japing çokollatë ne duam akoma më shumë,por pse nënat tona na e ndalojnë konsumimin e çokollatës? Sigurisht që ato janë të shqetësuara për shëndetin tonë pavarsisht se ne me çokollatën nuk bëjmë dot kompromis.

Më poshtë ju paraqesim 7 arsye se psërse ne duhet të konsumojmë çokollatë të zezë.

Çokollata e zezë është më e shëndetshme se qumështi

U habitët? Edhe unë, por është e vërtetë se çokollata e zezë ka më shumë kakao dhe më pak sheqer prandaj konsiderohet më e shëndetshmë se çokollata e bardhë dhe qumshti.

Çokollata e zëzë përmirëson humorin

Sipas një eksperimenti të kryer me disa pjesëmarrës të cilëve ju kërkua që të kryenin një sërë detyrashgoxha të vështira, u zbulua se ata që kishin konsumuar çokollatë të zezë kishin një performancë më të mirë dhe më pak lodhje mendore se të tjerët.

Çokollata është e mirë për nënat dhe bebet

Sipas një studimi Finlandez, u zbulua se konsumimi I çokollatës redukton stresin e nënave shtatzëna dhe që bebet e këtyre nënave buzëqeshnin më shumë në krahasim me të tjerët.

Çokollatat janë të mira për zemrën

Është zbuluar falë disa studimeve se çokollata ndihmon në riparimin e arterieve dhe parandalimin e qelizave të bardha të gjakut që të ngjiten në muret e enëve të gjakut.

Çokollata mbron lëkurën nga diegia e diellit

Konsumimi I çokollatave redukton efektin e rrezeve ultraviolet sipas një studimi të kryer ku u zbulua se gratë që konsumonin çokollatë të zezë çdo mëngjes për tre muaj me rradhë ishin më pak të prekuara nga rrezet UV në krahasim me të tjerat.

Çokollata rrit jetgjatësinë

Nuk është gënjeshtër. Universiteti I Harvard-it zbuloi se njerëzit të cilët hanin çokollata të paktën 3 herë në muaj, jetonin një vit më gjatë se të tjerët.

Çokollata rrit oreksin

Çokollata përmban një substancë e cila ndikon tek hipotalamusi, që është ajo pjesë e trurit që kontrollon urinë. Konsumimi i çokollatave do t’ju sjellë përsëri urinë.

 

Previous ArticleNext Article