KreuStil Jetese

Femrës së tradhtuar kurrë mos ia thoni këto gjëra!

Nuk besojmë të ketë femër e cila është lënduar dhe nuk ka vrapuar te shoqja për të qarë apo diskutuar, e vecanërisht kur shkaktari i kësaj është një mashkull. Sigurisht zgjedhja e “supit” për t’u mbështetur ka shpjegimet e saj, por sot kemi vendosur të ndajmë me ju se çfarë thonë psikologët për sjelljen e personit këshillues në këtë rast, që është shoqja.

“Mashkulli që tradhton njëherë, gjithmonë do të jetë tradhtar”

Me këtë koment ia humbni çdo shpresë që të përmirësohen marrëdhëniet. Në vend të këtij komenti thoni; “Po përpiqem të të kuptoj se në çfarë gjendje je!”

“Meshkujt tradhtojnë me arsye”

Shmangni situatat ku pa dashur tregoni gishtin nga ajo dhe mos e fajësoni për tradhtinë e partnerit

“I dashuri yt së paku nuk e ka bërë atë që e ka bërë i saj”

Në vend të kësaj, më mirë është t’i jepni përkrahje dhe të pranoni që situata e saj është e veçantë.

“Falja, harroje”

Më mirë është t’i thuhet kështu: “E di që duhet kohë dhe mënyra për të zgjidhur situatën ashtu siç do të jetë më mirë për ju”.

“Tradhtia nuk është e lidhur vetëm me seksin, tradhtia është e lidhur ekskluzivisht me seksin”

Do të jetë mirë që të mos ia thoni këto gjëra të cilat femrës së lënduar do t’ia rikujtojë aspektin fizik të tradhtisë.

”Kam dyshuar”

Madje edhe nëse vërtet keni ditur që bashkëshorti apo partneri i shoqes tënde të ngushtë po e tradhton atë, një konkludim i tillë nuk do t’i ndihmojë.

“Me siguri të ka tradhtuar me ndonjë kurvë!”

Konstatimet e këtilla më së shpeshti vetëm sa do ta nxisin të ketë ndjenja të këqija. Përpiquni t’ia ktheni vetëbesimin në atë mënyrë që do t’i thoni atë që më së shumti e dëshironi dhe e vlerësoni tek ajo – ndjenjën e saj për humor apo bashkëndjesi.

“Të gjithë meshkujt tradhtojnë”

Ta këshilloni shoqen që nga kjo situatë të nxjerrë mësim, do t’i shkaktoni edhe më shumë hidhërim, dështim dhe do ta lëndoni edhe më tepër. Thuaj që asaj i takon të përpiqet për atë që është më e mira për të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF