Rita ora rrëmben vëmendjen në UNICEF Summer Gala në Italy! 0 356

Bukuroshja shqiptare 27 vjeçare mori pjesë në UNICEF summer Gala në Porto Cerva Itali të premten mbrëma ku rrëmbeu të gjithë vëmendjen ndërsa kaloi në tapetin e kuq veshur me një fustan shumëngjyrësh.



Rita e cila ka qenë me pushime në Sardenjë, falë fustanit shumëngjyrësh që tregonte figurën e saj të mrekullueshme dhe këmbët e tonifikuara  rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Pasi e kaloi ditën përreth ishullit të Sardenjës në një Yaht luksoz, veshur me një palë rroba banje shyumëngjyrëshe këngëtarja dukej shumë ndryshe nga dita e kaluar në plazh ndërsa kishte kombinuar fustanin e saj me një palë këpucë ngjyrë të kuqe dhe flokët platin të stiluar me onde. Ajo rrezatonte vetbesim dhe  dukej e mrekullueshme ndërsa pozonte për fotografët.

Përveç Ritës në këtë eveniment morën pjesë edhe shumë emra të mirënjohur të ekranit Hollivudian si Nicole Scherzinger, Emily Ratakjoski e shumë të tjerë.

Nicole Scherzinger

Jasmine Tookes

Jasmine Sanders   

Melissa Satta   

Lorena Rae

Previous ArticleNext Article