Shoqja e saj e ngushtë martohet, Dua Lipa zgjedhë një mënyrë të veçantë urimi!

E famshmja Dua Lipa shpesh na surprizon me foto të fëmijërisë së saj. Këtë herë ajo ka nxjerrë nga arkivat e fotove një foto të aj dhe të mikeshës së saj të fëmijërisë në festën e tyre të Abetares. Të dyja të gëzuara, në foto duken edhe kapelet me shkronja, tipike për festën e Abetares.

Dua e ka zgjedhur këtë foto për një arsye shumë të veçantë, për të uruar mikeshën e saj që është në ketë foto e cila do të martohet.

“Shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë po martohet sot!!! Do jesh nusja më e bukur,”- shkruan Dua mes të tjerave.
Me siguri që mikesha e saj ka sjellë në mend kujtime shumë të bukura nga kjo foto, ndërkohë që edhe urimi bashkëngjitur me të është shumë i veçantë.

Previous ArticleNext Article